”Kam të drejtë t’i them Maqedoni”, presidentja nuk tërhiqet as nga pre*ionet e Greqisë dhe BE-së

Presidentja e sapo betuar e Maqedonisë së Veriut, Gordana Davkova ka reaguar për deklaratat e kryeministrit Grek, Kyriakos Mitsotakis, për sa i përket etiketimit të emrit ”Maqedoni” gjatë betimit në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.

“Presidentja maqedonase në daljet e saj publike ka të drejtë të përdorë emrin ‘Maqedoni’, si akt i së drejtës personale për vetëvendosje dhe vetidentifikim, duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut në përputhje me vlerat dhe parimet evropiane”.

Betimin solemn, Davkova e ka nënshkruar bazuar në Kushtetutën e vendit, respektivisht me emrin kushtetues. Presidentja e re e Maqedonisë së Veriut, Gordana Davkova, të dielën më 12 maj, gjatë betimit nuk përmendi emrin Maqedoni e Veriut, por vetëm Maqedoni.

SHKARKO APP