Kancelari Scholz: Do vazhdojmë që të mbështesim Ukrainën!

Kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën. Deklarata erdhi disa ditë pasi aleatët perëndimorë ulën shpresat e Ukrainës për një dërgesë të shpejtë të tankeve luftarake.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën – për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Së bashku, si evropianë – në mbrojtje të projektit tonë të paqes evropiane”, tha Scholz.

Franca dhe Gjermania po kërkojnë të kapërcejnë dallimet e zbuluara nga lufta e Rusisë në Ukrainë dhe të forcojnë aleancën e tyre.

SHKARKO APP