Home Bota Kandidati i p...

Kandidati i partisë së Merkel: E dinim që gara do të ishte e ngushtë!

177
0
Christian Democratic Union CDU leader and chancellor candidate Armin Laschet (R) and German Chancellor Angela Merkel react on stage during their campaign rally in Aachen, western Germany, on September 25, 2021, one day ahead of the German federal elections. (Photo by Ina Fassbender / AFP)

Pas përfundimit të procesit të zgjedhjeve në Gjermani, tani po diskutohen sondazhet e para. Rezultatet paraprake tregojnë një nivel jo të mirë për partinë e Angela Merkel, ku kandidon Armin Laschet.

Mediat gjermane e kanë cilësuar rezultatin e exit-polleve të para, si më të ulëtat në historinë e kësaj partie.  Sekretari i përgjithshëm i partisë i ka cilësuar të hidhura rezultatet paraprake. Në një konferencë për mediat pas votimeve, Armin Laschet ka pranuar se rezultatet e para nuk janë të mira.

“Ne e dinim që gara do të ishte e ngushtë. Do të jetë një natë e gjatë. Të gjitha partitë duhet që t’i kalojnë ndasitë e tyre për të mirën e Gjermanisë”, është shprehur Laschet.

Sipas exit-polleve të publikuara nga mediat gjermane deri më tani, Laschet i CDU-CSU kryeson me 25-26% të votave ndërkohë që partia socialdemokrate, SPD mbetet në kuotat e 25%.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit