Kandidati kryesor për të fituar zgjedhjet në Gjermani, Scholz: Qytetarët votuan mua kancelar!

Kreu i partisë socialdemokrate në Gjermani, Olaf Scholz, është shfaqur optimist për rezultatet paraprake në zgjedhje. Ai shprehet i bindur se qytetarët kanë bërë zgjedhjen për ta parë atë si kancelar të vendit.

“Do të jetë një natë e gjatë zgjedhore, kjo është e sigurt. Por kjo është e sigurt: shumë qytetarë kanë votuar për SPD sepse duan që të ketë një ndryshim në qeveri dhe gjithashtu sepse duan që kancelari tjetër të quhet Olaf Scholz”, u shpreh Olaf Scholz.

Sipas tij, rezultatet paraprake nga exit-pollet, tregojnë se votuesit e duan atë si kancelar të ardhshëm, por gjithsesi numërimi i votave do ta tregojë dhe fituesin.

SHKARKO APP