Kida tregon bashkëpunimin e saj të ëndrrave

Kida ka qenë mjaft aktive së fundmi me projekte të reja muzikore dhe më së shumti me bashkëpunime. Dy këngët e saj të fundit “Lila” me reperin Samra dhe “Dale” në bashkëpunim me Ledrin dhe Butrintin u pëlqyen shumë nga ndjekësit e saj duke numëruar miliona klikime. Ky i fundit ndërkohë ka afro 40 milionë duke u cilësuar padyshim si një nga këngët më të pëlqyera të kësaj vere.

Në një intervistë të dhënë së fundmi për gazetën zvicerane 20 minuten, teksa është pyetur për bashkëpunimin e saj të ëndrrave, ajo ka treguar dy idhujt e saj ndërkombëtarë dhe me të vërtetë do ishte interesante dhe një arritje e madhe ta shihnim Kidën në një bashkëpunim të tillë.

“Idhujt e mi në muzikë janë Drake dhe Rihanna, bashkëpunimi i diçkaje me ta do të ishte i mahnitshëm.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë, kujtojmë se Kida është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me futbollistin e njohur shqiptar Valon Berisha. Shkak u bënë disa postime në rrjete sociale të shoqëruara me emoji zemre. Për më tepër, ai ishte i ftuar në emisionin “Robi plaket kur don vet”, ku ka folur për angazhimet e tij personale dhe profesionale dhe shprehu hapur pëlqimin e tij për Kidën. Kaq mjaftoi që të gjithë të dyshonin për një romancë mes tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?