Home Bota Kina nis aust...

Kina nis austronautët e parë në stacionin e ri hapësinor, në misionin më të gjatë të ekuipazhit deri më tani

40
0

Kina do të nisë tre austronautët e parë kinez në drejtim të stacionit hapësinor të quajtur “Pallati Qiellor”. Tre austronautët janë Nie Haisheng 56 vjeç, Liu Boming 54 vjeç, dhe Tang Hongbo 45 vjeç.

Zyra e Inxhinierisë Hapësinore të Drejtuar nga Kina në një konferencë për shtyp, njoftoi se nisja do të bëhet të enjten në shkretëtirën Gobi, në orën 9:22 të pasdites me kohën e Pekinit dhe pritet të veprojë për 10 vjet.

Ky është misioni i radhës i cili quhet Shenzhou-12 ose Anije Hyjnore dhe është i pari nga katër misionet e planifikuara Tiangong, i cili shënon një moment të rëndësishëm në programin hapësinor të Kinës që zgjerohet me shpejtësi.

Në shtatë muajt e fundit, shkencëtarët e vendit tashmë kanë zbarkuar me sukses anije eksploruese në Hënë në dhjetor dhe në Mars në maj.
Sipas Korporatës së Shkencës dhe Teknologjisë të Hapësirës së Kinës (CASC), kjo është anija kozmike më e madhe e zhvilluar nga Kina deri më tani, me një gjatësi totale prej 16.6 metra dhe një hapirë jetese, 50 metra kub.

Sipas një zyrtari në Zyrën e Inxhinierisë Hapësinore të Kinës, astronautët do të kryejnë dy shëtitje hapësinore për të instaluar pajisje në stacionin hapësinor gjatë misionit të tyre.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit