Home Bota Kokainë në ar...

Kokainë në arkat me banane, këtë herë kapen në Greqi

17
0

Transporti i lëndëve narkotike, të fshehura mes frutave ekzotike është një nga mënyrat më të preferuara të trafikantëve. Një ngarkesë e madhe kokainë është kapur këtë të premte nga policia greke, në bashkëpunim me partnerët në portin e Pireut.

Droga e një cilësie të lartë u gjet e fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori dhe që më pas do të shpërndahej në tregun vendas dhe atë europian.

Pas verifikimeve rezultoi se në ngarkesën me banane kishte 64 kg kokainë, e cila nëse do të dilte në treg do të arrinte një vlerë prej 2 milionë eurosh. Autoritetet greke vijojnë hetimet dhe po punojnë për gjetjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit