Kombëtaret me më shumë tifozë në Gjermani, Shqipëria lë pas Anglinë dhe Italinë

Mbi 95 mijë tifozë shqiptarë kanë qenë pjesëmarrës në shkallët e stadiumeve për ta përkrahur Shqipërinë në “Euro 2024”, duke lënë pas shumë kombëtare të mëdha. Mediet gjermane kanë publikuar një listë të shteteve me më së shumti me më shumë tifozë të pranishëm në Kampionatin Evropian që po mbahet në Gjermani.

Turqia kryeson listën, e ndjekur vendi mikpritës, Gjermania, ndërsa në vendin e tretë janë kroatët. Të dhënat e zyrës së sigurisë së UEFA-s kanë rënë në duart e mediave gjermane dhe sipas këtyre të dhënave mbi 95 mijë tifozë shqiptarë kanë “pushtuar” stadiumet gjermane gjatë tri ndeshjeve të fazës së grupeve.

Përkrahje masive e bashkëkombësit tanë që jetojnë në diasporë por edhe nga trevat tjera duke qenë një tifozeritë më fantastike, e duke lënë pas Kombëtare si Holanda, Anglia, Italia, Belgjika, Franca, Italia, Spanja e shumë të tjera.

Lista e plotë e kombëtareve me më shumë tifozë të pranishëm në “Euro 2024”:

Turqia: 130 mijë tifozë

Gjermania: 125 mijë tifozë

Kroacia: 103 mijë tifozë

Shqipëria: 95 mijë tifozë

Rumania: 92 mijë tifozë

Skocia: 82 mijë tifozë

Holanda: 80 mijë tifozë

SHKARKO APP