Konflikt diplomatik postar në Shkodër, pse u ndaluan komunikimet me jashtë

Nga Aurenc Bebja, France
“Le Siècle” ka botuar, të mërkurën e 24 tetorit 1888, në ballinë, një shkrim në lidhje me arsyen e një konflikti postar asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Konflikt postar në Shkodër

“Valiu (guvernatori i përgjithshëm) i Shqipërisë u komunikoi zyrave postare franceze dhe italiane në Shkodër, se u ndalon atyre, në të ardhmen, të kryejnë komunikime postare në Shqipëri.

Me kërkesë të konsullatave të Francës dhe të Italisë që donin të mësonin arsyen e këtij ndalimi, vali i njoftoi ato se zyrat e lartpërmendura shpesh shpërndanin letra revolucionare te shqiptarët, dhe se kohët e fundit disa ngjarje në male ishin provokuar nga letra të tilla që vinin nga jashtë.

Konsujt protestuan dhe referuan tek ambasadat e tyre për këtë ngjarje.”

Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-siecle-1888-konflikt-diplomatik-postar-ne-shkoder-arsyeja-e-ndalimit-te-komunikimeve-me-jashte/

SHKARKO APP