1 person humb jetë nga Covid-19 në Kosovë, ja sa raste të reja janë regjistruar në 24-orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se të martën janë regjistruar 17 raste me koronavirus, pas testimit të 2.355 mostrave.

Në 24 orët e fundit është regjistruar edhe një viktimë.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se më 19 tetor, 86 persona janë shëruar derisa 562 persona janë ende aktivë në koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 160.000 raste të infektimit.

Prej tyre 2.974 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 675.882 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 832.075 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 19 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 37.9 për qind e popullsisë së përgjithshme.

SHKARKO APP