1 qershori në Kosovë – KQZ gati ti organizojë zgjedhjet e së dielës edhe në veri

Në kohën kur veriu është kthyer në pikë përplasje mes serbëve që garojnë më 11 qershor, Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se institucioni të cilin përfaqëson do t’i organizojë zgjedhjet në të gjithë territorin e vendit, përfshirë veriun. Sipas Dakës, çështja e sigurisë është në kompetencën e organeve të policisë dhe të atyre të drejtësisë.

Kryetarja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se institucioni të cilin përfaqëson do t’i organizojë zgjedhjet në të gjithë territorin e vendit, përfshirë edhe  veriun, i kthyer tashmë në fushëbetejë mes serbëve që konkurojnë në garën elektorale të 11 qershorit.

Sipas Dakës, çështja e sigurisë është në kompetencën e organeve të policisë dhe të atyre të drejtësisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në veri kemi komisionerët tanë dhe vëzhgues nga Bashkimi Evropian. Kështu, do të jemi gati edhe për atje”, u shpreh Daka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjashtë subjekte politike serbe janë në garë  për zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit në Kosovë dhe gjatë këtyre ditëve  fushatë janë ‘nxehur gjakrat’ ndërmjet disa prej tyre.

Veriu i Republikës ka qenë cak i përplasjeve ndërmjet përfaqësuesve të Listës Srpska të Slavko Simiç dhe partisë së ish-Ministrit Aleksandër Jabllanoviç.

Por sipas Dakës, këto fërkime nuk mund të ndalojnë proçesin e zgjedhjeve ditën e diel.

Dialogu me Serbinë dhe sigurisht që është pjesë integrale e fushatës elektorale të zgjedhjeve të parakohshme.

Kandidati për Kryeministër i koalicionit PDK, AAK dhe Nisma, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në rast fitoreje do të ndryshojë jo vetëm qasjen e bisedimeve, por edhe substancën.

Ai tha se çështjet e brendshme të Kosovës nuk do të jenë temë e diskutimit në këtë dialog, por vetëm çështje dypalëshe.

/Oranews.tv/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?