1 vit pas vdekjes “flet” profeti serb: Stambollin e merr Rusia, Kosova i kthehet Serbisë!

Gazeta serbe “Kurir” ka gjetur një mundësi të mirë për gënjyer njerëzit, sidomos ata që ëndërrojnë dhe besojnë në pallavra, se Kosova mund të jetë sërish e tyre.   

Kështu, kjo gazetë ka cituar një vit pas vdekjes një profet serb, që parashihte vetëm gjëra të mira e të këndshme vetëm për vendin e tij.

Profeti njihet si Jovan Tarabiç, të cilin  “Kurir” e prezanton si trashëgimtar i fundit i “profetëve të famshëm serbë” Jovan dhe Mitra Tarabiç.

Por ky parashikues i ngjarjeve ka vdekur vjet në moshën 90 vjeç, në mënyrë krejt “të paparashikuar”, ndërsa gazeta e Beogradit e përkujton me nostalgji ato se çfarë ai paska thënë në një emision televiziv.

“Të gjithë serbët që kanë ikur nga Serbia do të detyrohen që një ditë, për shkak të kaosit të përgjithshëm, të kthehen në atdhe dhe aty ta gjejnë paqen dhe shpëtimin. Jem i dëshmitarë ç’i bëjnë uraganet e cunamet Amerikës, i gjithë ky është dënim i Zotit. Zoti nuk e do forcën e askujt. Botës Perëndimore nuk i shkruhet asgjë e mirë, si e ka merituar, ashtu edhe do përfundojë”, ka thënë ai.

Ky parashikues sheh gjëra të mira vetëm për rusët e për serbët dhe vetëm këqija për vendet e tjera. Ky “super-profet” për shembull nuk kishte parashikuar që Beogradi do të bombardohej nga NATO në vitin 1999 e do të kapitullonte brenda një muaji.

“Sa i përket luftës së përgjithshme, “ka thënë më tej Jovani, “beteja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Rusisë e Turqisë dhe kjo ajo do të bëhet në rajonin e Stambollit. Cari rus do t’i çlirojë të gjitha tokat ortodokse e serbe. Atje ku dot ketë shtëpi serbe, atje do të jetë Serbi”, – citohet të ketë thënë ky farë profeti i cili ka shtuar se “Krushevci do të jetë kryeqendër e ardhshme e Serbisë, Stambolli t’iu takojë sërish ortodoksëve e Kosova do të jetë prapë e jona”.

 

SHKARKO APP