10 vdekje dhe 521 raste të reja të infektuar nga COVID në Kosovë! Ja qytetet më të prekura

Infeksioni i COVID vazhdon të përhaphet masivisht në Kosovë. Sipas Institutit të Shëndëtit Publik në Kosovë, vetëm në 24 orët e fundit janë zbuluar 521 raste të reja me koronavirus.

Ndërkohë që mësohet se bejenë me virusin e kanë humbur 10 qytetarë.

Sipas shifrave zyrtare, raportohet si lajm i mirë se 585 qytetarë janë shëruar, ndërkohë që autoritetet bëjnë thirrje për të respektuar masat. “ Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.375 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive.

Swiss Digital Desktop Reklama

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thekson Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Deklarata e plotë IKShPK

1.375 TESTIME, 585 TË SHËRUAR DHE 521 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.375 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 521 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (81,75 vjeç), Prishtinë 2 raste (83,58 vjeç), Viti 2 raste (77, 77 vjeç), Mitrovicë 1 rast (71 vjeç), Pejë 1 rast (79 vjeç), Junik 1 rast (83 vjeç), Rahovec 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 40.117 raste nga 145.363 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.026 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 585 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 25.586 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.505.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 285 raste, Pejë 36 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Gjilan 25 raste, Gjakovë 21 raste, Ferizaj 16 raste, Podujevë 16 raste, Kamenicë 11 raste, Prizren 10 raste, Deçan 8 raste, Istog 8 raste, Drenas 7 raste, Suharekë 7 raste, Viti 7 raste, Klinë 6 raste, Mitrovicë 5 raste, Rahovec 5 raste, Malishevë 4 raste, Skenderaj 4 raste, Lipjan 3 raste, Vushtrri 2 raste, Obiliq 2 raste, Kaçanik 2 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Shtime dhe Novobërdë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

Kosove

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?