100 fotot më të mira, revista ‘Time’ zgjedh një nga parlamenti i Kosovës

Gazi lotsjellës i hedhur në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e opozitës më 19 shkurt të këtij viti, ka bërë që fotografia e realizuar e fotoreporteri kosovar Armend Nimani, të përzgjidhet në mesin e 100 fotove më të mira nga revista ‘Time’.

Fotoja e realizuar në Kuvendin e Kosovës, në të cilin gazi lotsjellës i hedhur nga deputetët e opozitës kishte detyruar që të ndërhynin edhe forcat policore të Kosovës  me maska në fytyrë, ka bërë që fotografia e Armend Nimanit të jetë në mesin e 100 më të mirave të botës.

Ashtu si në fotografitë e vitit 2015, në albumin e 100 fotografive më të mira të realizuara në botë, e të përzgjedhura nga revista e njohur amerikane “Time”, dominojnë fotot e refugjatëve.

Përveç kësaj çështje, theks të veçantë në albumin e revistës ‘Time’ kanë marrë edhe fotografitë e realizuara gjatë fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

SHKARKO APP