100 mln USD për të mos njohur Kosovën

Etiopia, shteti aleat i Serbisë që nga koha e Titos, ka kërcënuar se do të njohë pavarësinë e Kosovës, në rast se Beogradi u kërkon borxhin prej 100 milionë dollarësh.

Etiopia e ka këtë borxh që prej kohës së Titos, kur ka blerë armë.

Por ata kanë insistuar se nëse Serbia kërkon borxhin, do njohin Kosovën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Novosti shkruan se nëse kjo ndodh, do kishte një efekt zinxhir, pasi Etiopia është qendra e Unionit Afrikan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër çështje e pazgjidhur mes këtyre shteteve është edhe statusi i ambasadës serbe në Etiopi.

Ambasada dhe rezidenca serbe është në ndërtesën me 2.600 metra katrorë, me truall prej 11 mijë metra katrorë dhe ajo vlerësohet 3,6 milionë dollarë. Etiopia e ka mbyllur ambasadën në Beograd që nga viti 1992, ndërsa Serbinë e mbulon nga Roma.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?