1009 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë, dominon mosha nga 20 deri në 29 vjeç

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka publikuar buletinin ditore për ditën e enjte, ku janë shënuar dy viktima nga Suhareka dhe Vitia.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,009 raste të infektimit, pas testimit të 6,784 testimeve. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 269 persona.

IKSHPK-ja ka njoftuar se më 12 gusht janë shëruar 82 pacientë nga sëmundja COVID-19. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 112,653 pacientë me këtë virus.

Prej tyre 2,276 kanë vdekur. Në Kosovë tashmë ka nisur programi i vaksinimit masiv kundër koronavirusit.

SHKARKO APP