107 mijë kosovarë të zhvendosur presin riintegrimin

Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë “UNHCR” në Kosovë, ka bërë të ditur se aktualisht ka 16.713 persona të zhvendosur.

Ndërsa jashtë kufijve të Kosovës mendohet se ka rreth 107 mijë persona të zhvendosur, 88 mijë prej të cilëve janë në Serbi, mbi 1.400 në Mal të Zi dhe rreth 617 persona në Maqedoni.

Shefi i misionit të UNHCR-it në Kosovë, Narasimha Rao, gjatë një interviste për “REL”, ka thënë se sfidat kryesore në lidhje me kthimin e të zhvendosurve mbeten çështja e pronave, e sigurisë, dokumenteve personale deri te punësimi dhe sigurimi i jetesës.

Të zhvendosurit romë, ashkali dhe egjiptian, sipas UNHCR-së, jetojnë në kushtet më të rënda, por shumë prej tyre po shprehin dëshirën që të integrohen në vendbanimet ku jetojnë aktualisht.

Që prej vitit 1999, UNHCR ka shpenzuar 240 milionë dollarë në funksion të ndihmës për 1 milion personat e zhvendosur gjatë luftës, me qëllim kthimin në pronat dhe shtëpitë e tyre.

SHKARKO APP