Mbreti Filip i Belgjikës uron presidentin Thaçi

Mbreti Filip i Belgjikës i ka dërguar një letër urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas marrjes së detyrës së të parit të vendit, në të cilën ai u shpreh se në vitet në vijim vullneti politik dhe përpjekjet serioze për të reformuar Kosovën do të jenë të një rëndësie kyçe për të udhëhequr shtetin në rrugën e tij drejt integrimit në BE.

 Kjo është letra e urimit që Mbreti Filip i Belgjikës ia ka dërguar presidentit Hashim Thaçi:

 Shkëlqesisë së Tij z. Hashim Thaçi

Kryetar i Republikës së Kosovës

PRISHTINË

 Ju përcjell urimet e mia për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Kosovës.

 Në vitet në vijim vullneti politik dhe përpjekjet serioze për të reformuar shtetin tuaj do të jenë të një rëndësie kyçe për të udhëhequr shtetin tuaj në rrugën e tij drejt integrimit në BE.

 Ju uroj suksese në detyrën tuaj dhe ju ofroj mbështetjen time për këto sfida që do keni para jush.

 PHILIPPE
Mbreti i belgëve

SHKARKO APP