11 autobusë me serbë drejt Kosovës

Rreth 11 autobusë janë nisur nga Serbia drejt Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhje, sipas Report TV.

Deri më tani bëhet me dije se kanë hyrë në Kosovë rreth 2000 persona, ku synohet të garantohet fitorja e Listës Serbe, por flitet edhe për “misionin” e tyre të fshehtë për të krijuar incidente në Veri.

Kjo sepse ata u janë drejtuar qendrave të votimit me letërnjoftim serb, por që sipas ligjit për të votuar duhet të jesh i pajisur me dokumente të dhëna nga shteti Kosovar.

Kjo ka sjellë edhe përplasjen në veri, siç bëri të ditur më herët edhe zëdhënësi i KQZ-së në Kosovë Valmir Elezi.

SHKARKO APP