11 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë, mes tyre gruaja 7 muajshe shtatzënë

Teksa në Klinikën Infektive të Kosovës janë të shtruar aktualisht 51 pacientë me COVID-19, 11 prej tyre paraqiten në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet ata po marrin oksigjeno-terapi, ndërsa dy të tjerë ndodhen në terapi intensiv. Mes këtyre dy të fundit, ndodhet një shtatzënë në muajin e 7.

Infektologu Murat Mehmeti, tregoi për KP edhe gjendjen e pacienteve që ndodhen të shtruar.
“Mund të ju them që momentalisht janë 51 pacientë të shtrirë, të cilët janë të konfirmuar me Covid pozitiv. Ndërkohë që kemi nëntë raste në pritje të rezultateve. Të cilët janë pranuar, janë testuar dhe presin rezultatet e testeve. Nga këta 51, përkatësisht 60 raste, por 51 të cilët janë të konfirmuar i kemi gjithsej 11 pacientë të cilët janë oksigjeno-terapi. Do të thotë janë pacientë me gjendje të rëndë të cilët kanë pa mjaftueshmëri respiratorë dhe kanë nevojë për oksigjen. Gjithë këta 11 kanë nevojë për oksigjen dhe mund të ju them se është gjendje e rëndë e tyre. Dhe janë dy pacientë në mjekimin intensiv, veç jeni të informuar që është një shtatzënë dhe një pacient tjetër i cili është po ashtu në gjendje më të rëndë, derisa ndodhet në dhomën e mjekimit intensiv”, deklaron Mehmeti.

Gjatë ditës së sotme është shënuar viktima e dymbëdhjetë nga COVID. “Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë edhe gjatë natës së mbrëmshme prej ekipit kujdestare të cilët e kanë përcjellë vazhdimisht, dhe ka pasur ndryshime të theksuara në mushkëri. Dhe përkundër gjitha masave të ndërmarra ranimatore, megjithatë ka përfunduar me vdekje për fat të keq”, thekson Murat Mehmeti.

Po ashtu Mehmeti pohoi se gjendja është e menaxhueshme situata pandemike në Klinikën Infektive. Megjithatë, në rast se do të ketë përkeqësim të gjendjes së pacientëve duhet të barten në kujdesin intensiv. Ndërkohë, 79 persona janë shëruar nga COVID-19, ndërkohë që numri i të prekurve ka shkuar në 449.

SHKARKO APP