12 nga 20 policë në Kosovë dalin pozitiv ndaj Covid-19

12 nga 19 rastet e reja me koronavirus në Prizren të premten janë zyrtarë policorë. Sipas mediave kosovare, të premten janë testuar rreth 20 zyrtarë policorë në këtë komunë, ndërsa testimet do të vazhdojnë edhe të shtunën.

Gjithçka ndodhi pasi një zyrtar i stacionit të Policisë në Prizren kishte dalë pozitiv për COVID-19 ditë më parë. Të premten në Kosovë u regjistruan 21 raste të reja me koronavirus. 19 ishin në Prizren dhe dy në Suharekë.

Prizreni është komuna e dytë më e prekur me koronavirus në Kosovë, pas Ferizajt. 121 raste me koronavirus janë regjistruar deri tani në Prizren, ndërkohë që Ferizaj ka 134 raste.

SHKARKO APP