12 viktima dhe 524 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Pandemia COVID-19 vijon të shkaktojë viktima në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 524 raste të reja.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë kryer 1.555 teste për COVID-19. Ndërkohë, raportohet se janë shëruar 566 qytetarë nga COVID-19, ndërsa raste aktive janë 11.868.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 46.118 të prekur nga COVID-19, prej tyre 1.186 kanë vdekur, ndërsa 33.064 janë shëruar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?