13 raste me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë
Konfirmohen 13 raste me COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë vdekjeje. Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarave është 157.991.
Në total numri i rasteve aktive është 331. Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.530 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.662.553 doza të vaksinës. Deri më sot 779.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.