13 vjet nga protesta e përgjakshme e 10 shkurtit

Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Paketës së Ahtisaarit, u vranë më 10 shkurt nga policia rumune e UNMIK-ut, 13 vjet më parë.

Derisa mijëra protestues kundërshtonin pakon e presidentit Marti Ahtisaarit, protesta eskaloi në momentin që janë hequr rrethojat e vendosura në mes të sheshit. Ishte policia e rumune e UNMIK-ut, ajo që reagoi në mënyrë të dhunshme me ç’rast janë përdorur edhe armë vdekjeprurëse.

Përveç vrasjes së dy aktivistëve, kishte edhe shumë të plagosur. Ndërkohë, lotsjellësi që është përdorur nuk ishte parë asnjëherë më herët, por as deri më sot. Madje, erërat e lotsjellësit nuk u hoqën pesë ditë nëpër sheshet e Prishtinës.

KMDLNj ka kërkuar drejtësi për viktimat e 10 shkurtit, si dhe ka kërkuar që viktimat e Arben Xheladini dhe Mon Balaj të pra nohen si viktima politike, të rehabilitohen dhe ta fitojnë statusin e merituar, ndërsa familjet e tyre të fitojnë të drejtën që e gëzojnë familjet e viktimave civile të luftës.

KMDLNj ka reaguar edhe për të plagosurit e kësaj proteste, duke thënë se duhet të kompensohen moralisht dhe materialisht, në përputhje me ligjin.

Me rastin e 13-vjetorit të vrasjes së dy aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të bëjë homazhe te varri i Arben Xheladinit dhe Mon Balajt, si dhe homazhe te pllaka përkujtimore e tyre në sheshin “Nënë Tereza”.

SHKARKO APP