15 raste të reja me Covid-19 në orët e fundit në Kosovë

Kosova ka regjistruar sot 15 raste të reja me koronavirus pas testimit të 2,144 mostrave. Ndërkaq, përgjatë 24 orëve të fundit, është regjistruar një viktimë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se më 16 korrik janë shëruar 11 pacientë, ndërsa raste aktive janë 107.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,921 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,265 kanë humbur jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?