16-vjeçari humb jetën nga Covid-19, mosha më e re që nga nisja e pandemisë
Një 16 vjeçar nga komuna e Vitisë në Kosovë ka humbur jetën si pasojë e Covid-19. Vdekjen e tij e konfirmoi drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nisret Hajrullahu, i cili tha se i riu kishte edhe probleme të tjera shëndetësore. 16-vjecari ka qenë i shtruar në spital prej më shumë se 10 ditësh, por komplikacionet për shkak të sëmundjeve bashkëshoqëruese i kanë shkaktuar vdekjen. Adoleshenti nga Vitia, bëhet viktima më e re në moshë, që nga shpërthimi i pandemisë në Kosovë.