17 vjet nga lufta, Kosova kujton sot 1666 bijtë e saj të zhdukur
Ishin vitet më të vështira për Kosovën, vitet 1999. 17 vjet nga lufta, sot në përkujtimin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve, familjet ende vatojnë për të afërmit e tyre.
Kur janë bërë 17 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, zyrtarisht edhe 1666 persona figurojnë si të zhdukur. Familjarët shprehen të zhgënjyer për faktin se institucionet nuk kanë punuar sa duhet për të mësuar më shumë rreth fatit të tyre.
Për nder të kësaj dite Kuvendi dje ka mbajtur një tryezë në të cilën u tha se Kosova nuk mund të ngris padi kundër atyre që kanë kryer krime pasi që vendi nuk është i anëtarësuar në mekanizmat ndërkombëtarë.
Ndërkohë që sot paradite për nder të Ditës së të Zhdukurve do të bëhen homazhe tek përmendorja e ngritur për nder të të zhdukurve tek ndërtesa e Kuvendit të Kosovës. Ndërsa manifestimi kryesor mbahet në Merdar afër Podujevës.