1759 mjete hekurudhore të Kosovës gjenden në Serbi

Me ndërmjetësimin e Richard Grenell, është nënshkruar një marrëveshje e cila do të mundësojë hapjen e një linje hekurudhore legale mes Kosovës e Serbisë. Mirëpo, aktualisht një linjë ilegale ekziston. E duke ekzistuar kjo linjë, mbi 1 mijë mjete hekurudhore që janë pronë e Kosovës gjenden në territorin e Serbisë.

Një linjë hekurudhore por ilegale ekziston mes Kosovës e Serbisë.

Krahas saj me një marrëveshje mes dy shteteve, Prishtina e Beogradi shprehin interesin për hapjen e një linje legale.

Por, pak kush e di që një numër i madh i mjeteve hekurudhore që janë në pronë e Kosovës, gjenden në Serbi.

Saktësisht janë 1 mijë e 759 mjete, ku përfshihen lokomotiva, mjetë lëvizëse për mirëmbajtje, lokomotiva manovruese, trena motorik, vagonë të udhëtarëve e vagonë të mallrave që i përkasin Kosovës e që gjenden ne territorin e Serbisë.

SHKARKO APP