2 “grushtet” që BE-ja ia dha Kosovës për 1 ditë

Kosova gjatë ditës së djeshme mori dy goditje nga Bashkimi Evropian, të cilët i sollën mesazhet përmes Komisionarit për Zgjerim dhe Fqinjësi në BE, Johannes Hahn.

Hahn erdhi nga Beogradi me dy porosi të qarta, të cilat u thanë në takimet me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

E para kishte të bënte me liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës, të cilët tash e 10 vite janë duke u gënjyer rreth kësaj çështje, duke mbetur kështu vendi i vetëm në Evropë që është i izoluar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hahn tha se Kosova nuk është në agjendë të BE-së, dhe shtoi se tek vitin e ardhshëm mund të ketë një vendimmarrje, që nënkupton se qytetarët e shtetit të Kosovës mund të lëvizin pa viza tek në vitin 2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkaq, goditja e dytë e Hahn lidhej me vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe bosnjake. Hahn u shpreh i dëshpëruar dhe theksoi se një taksë e tillë rrezikon rajonin.

Sidoqoftë, Hahn nuk u kritikua aspak për qasjen e BE’së karrshi Kosovës, dhe politikanët kosovarë qëndruan të heshtur ndaj shtyerjes së liberalizimit të vizave, ani pse në BE ishte konfirmuar se Kosova kishte plotësuar kushtet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?