2 pacientë me koronavirus në gjendje të rëndë në Kosovë

Edhe Kosova është “nën ethet” e koronavirusit. Rastet më të infektuar me koronavirus janë shtuar aty nga dita në ditë.

E ditur është bërë me anë të një njoftimi se Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës janë duke u trajtuar 12 pacientë me koronavirus.

Më tej e ditur bëhet se 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Njoftimi i dhënë:

8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike.

Kurse nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë. Po ashtu nga ky institut nuk janë ndaluar as thirrjet për të respektuar masat e vendosura kundër pandemisë së koronavirusit.

SHKARKO APP