2 viktima dhe 17 raste të reja me koronavirus në Kosovë
Kosova ka regjistruar 2 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se po gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 17 raste të reja me koronavirus pas kryerjes së 1,241 testimeve.
Po ashtu bëhet me dije se janë shëruar 8 pacientë nga COVID-19, ndërsa raste aktive janë 172.
Me shifrat e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve pozitive në Kosovë arrin në 107,785 të infektuar, i viktimave 2,260 dhe i të shëruarve në 105,353.