20 viktima, regjistrohen 932 raste pozitive në 24 orët e fundit në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 7.384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 20 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 962 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 114.661.

Në total numri i rasteve aktive është 26.525.

SHKARKO APP