22 viktima nga Covid-19 në Kosovë

Kosova ka shënuar në 24 orët e fundit, 22 viktima për një total prej 1062 fatalitetesh. Instituti i Shëndetit Publik, ka raportuar se nga 1510 testime të kryera, në 24 orët e fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 627 persona. Vatra kryesore në vend me infeksione ditore, vijon të jetë Prishtina. Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit, janë shëruar 543 pacientë. Me shifrat e sotme, numri total i rasteve pozitive është 41 229 prej të cilave aktivë janë 13 784 pacientë.

SHKARKO APP