23 viktima dhe 424 raste në 24 orë nga Covid-19
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës njoftoi më 12 shtator se janë regjistruar 23 raste të vdekjes dhe 424 raste të reja me koronavirus.
Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit 1,324 pacientë janë shëruar ndrsa numri i rasteve aktive me Covid-19 është 17,625.
Sa i përket fushatës së vaksinimit, Ministria njoftoi se gjatë 24 orëve janë administruar 18,214 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Në Kosovë 357,197 persona kanë marrë dy dozat e vaksinës, ndërkaq 676,755 persona janë imunizuar me një dozë.