24 mars 1999: Nata që hyri në historinë e SHBA dhe Kosovës
Nga Beqir Sina – Iliria News Agency – INA
Pasditen e 24 marsit 1999, presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Klinton, në momentin e fillimit të fushatës së sulmeve ajrore iu drejtua nga Shtëpia e Bardhë kombit amerikan lidhur me këtë ngjarje. Në fjalën e tij, atëkohë, Bill Klinton tha: “Bashkëkombas të mi: në këtë moment trupat serbe po lëvizin nga një fshat tek tjetri, po bombardojnë vendbanimet civile dhe po djegin shtëpitë.
Ne po shohim njerëz të pafajshëm, të përzënë me forcë nga shtëpitë e tyre, njerëz që me forcë janë vendosur para togave të pushkatimit dhe gjuajtur me plumba. Burrat kosovarë janë ndarë nga familjet e tyre, prindërit dhe fëmijët bashkë, të vënë në rresht, janë gjuajtur me një herë me armë zjarri.