25 subjekte politike garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit

Është përmbyllur afati ligjor për dorëzimin e kërkesave dhe listave të kandidatëve të subjekteve politike në KQZ, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit. Valmir Elezi, zëdhënësi për media në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka njoftuar se kërkesat për pjesëmarrje në zgjedhje i kanë dorëzuar 25 subjekte politike.

“KQZ njofton se është përmbyllur afati për dorëzimin e listës së deputetëve për certifikim në zgjedhjet e 6 tetorit. Brenda afatit kohor kanë dorëzuar gjithsej 25 subjekte politike, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur”, tha ai.

Elezi tha se nuk ka iniciativa qytetare që kanë dorëzuar listën e tyre për certifikim. Ai tregoi se nga sot do të shqyrtohen këto aplikime dhe vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?