28 nëntori, festë zyrtare në Kosovë
Çdo vit mijëra njerëz në Kosovë dalin në sheshe të festojnë me flamuj kuqezi në ditën e 28 nëntorit, por kjo festë nuk është në listën e festave zyrtare dhe nuk ka qenë një ditë pushimi për shtetasit kosovarë.
Por sot, qeveria e Kosovës ka marrë një vendim për ta shpallur ditë pushimi 28 nëntorin edhe pse në legjislacionin kosovar ajo është e përcaktuar si ditë memoriale dhe jo festë zyrtare në të cilat pushohet.
“Edhe pse kjo nuk është parashikuar me ligj, kjo është një festë kombëtare dhe propozoj para kabinetit qeveritar që 28 nëntori të jetë ditë pushimi”, ka deklaruar Mustafa, propozim i cili u miratua menjëherë nga kabineti qeveritar kosovar.