28 nëntori, Presheva: Duam bust të Skënderbeut!

 

Një grup i intelektualëve shqiptar në Luginë të Preshevës kërkojnë nga organet ngritjen e shtatores së Skënderbeut në qendër të Bujanocit .

Ideatori i kësaj nisme, Refik Hasani thotë se kërkesa e kamotshme është ri-aktualizuar me rastin e festës së pavarësisë së Shqipërisë.

“Kërkesa jonë për shtatoren e Skenderbeut pranë organeve kompetente në Bujanoc është bërë në vitin 2008, mirëpo asnjëherë nuk është realizuar”, shprehet Hasani.

Ai kërkon nga të gjitha partitë politike në Luginë të Presheve që të ndihmojnë në tejkalimin e pengesave administrative, organizative si adhe atyre financiare.

“Sikur të mendohet dhe të peshohet rëndësia e këtij projekti kapital për tri Komunat, sivjet me rastin e 28 nëntorit do të duhej të bëhej përurimi i kësaj shtatoreje”, shprehet Hasani.

Realizimin e këtij projekti ai e sheh përmes formimit të një Këshilli Organizativ nga përfaqësimet e subjekteve të tri komunave, organet Komunale, Shoqatat e Luftës e OJQ-të si dhe njerëzve eminent me ndikim të kulturës, shkencës, artit por edhe tjerë.

SHKARKO APP