28 të vdekur dhe 920 raste pozitive me COVID-19 sot në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon nga 10.321 testime, 920 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 1.698 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.
Në total numri i rasteve aktive është 24.484. Në 24 orët e fundit janë dhënë 15.869 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 938.504 doza të vaksinës. Deri më sot 318.099 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.