298 dhëndurë nga Kosova, pajisen me leje qëndrimi në Shqipëri

Rreth 298 dhëndurë nga Kosova janë pajisur me leje qëndrimi për arsye të bashkimit familjar si bashkëshortë apo partnerë civilë në Shqipëri.

Këtë fakt e ka bërë të ditur Manjola Xhiku, shefe e Sektorit të Migracionit në Drejtorinë e Përgjithshme për Kufirin dhe Migracionin në Shqipëri.

Ndërkohë, sipas saj, numri i shtetasve nga Kosova që janë pajisur me leje qëndrimi për arsye të ndryshme është 1.136 persona.

Por numri i dhëndurëve nga Kosova mund të jetë më i madh se 298 persona, pasi, sipas Xhikut, jo të gjithë personat që kanë lidhur martesë me vajza nga Shqipëria mund të aplikojnë për leje qëndrimi.

Megjithatë, shifrat janë të përafërta për faktin se shtetasit nga Kosova aktualisht nuk përfitojnë nga liberalizimi i vizave, kështu që aplikimi për leje qëndrimi u hap atyre rrugën për pajisjen me pasaportë shqiptare me të cilën mund të udhëtojnë në hapësirën e zonës Shengen.

SHKARKO APP