3 viktima në Kosovë, rritet numri i rasteve të reja me Covid-19
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë njoftuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 3 persona nga COVID-19, ndërsa janë konfirmuar 118 raste të reja.
Sipas të dhënave, janë regjistruar edhe 50 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa rastet aktive aktualisht janë 1,637.
Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 17,009 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi. Prej tyre 656 pacientë kanë vdekur.