30 ditë paraburgim për 17 protestuesit e opozitës

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që për 17 personat që u arrestuan në protestën e opozitës të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Këtë masë paraburgimi e ka kërkuar Prokuroria Themelore në Prishtinë, me akuzat për pjesëmarrje në turmë dhe huliganizëm.

Protesta e opozitës u përshkallëzua në dhunë pas arrestimit të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, të cilës po ashtu i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh për veprat e saj brenda Parlamentit të Kosovës.

SHKARKO APP