314 kosovarë po marrin pjesë në luftën në Siri
Numri i qytetarëve kosovarë që po marrin pjesë në luftë në Siri ka shkuar në 314, tha ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, gjatë raportimit në Komisionin për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Sipas Hysenit, zyrtarisht 57 qytetarë janë deklaruar të vdekur nga luftrat në “Tokën e shenjtë”.
“Sipas të dhënave 314 qytetarë janë në Siri. Sipas shënimeve tona, 70 luftëtarë aktivë nga Kosova janë në Siri dhe Irak. Po ashtu janë 38 individë të gjinisë femërore dhe 27 fëmijë, ndërsa 57 qytetarë të Kosovës janë deklaruar të vdekur”, tha Hyseni.
Ku mosha mesatare e këtyre personave është 18-27 vjet, ndërsa ka edhe të mitur.