4 të vdekur dhe 170 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

4 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e infektimit me Covid-19. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, gjatë kësaj periudhe janë konfirmuar 170 raste pozitive të infeksionit, nga gjithsej dy mijë e 545 mostra të testuara.

Numri total i rasteve pozitive është 106 mijë e 192 raste nga 549 mijë e 286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe dy mijë e 202 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97 mijë e 57 raste, kurse numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 933.

“Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Leposaviq 19 raste, Prizren 14 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Gjakovë 9 raste, Klinë 7 raste, Pejë 7 raste, Podujevë 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Drenas 3 raste, Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Lipjan dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

SHKARKO APP