4 viktima nga koronavirusi në Kosovë

Në 24 orët e fundit, Kosova ka regjistruar 101 raste të reja dhe 4 vdekje me koronavirus. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja vijnë nga 2,052 testime.

Pas bilancit të sotëm, numri total i rasteve pozitive ka shkuar në mbi 105 mijë raste ndërsa ai i fataliteteve në 2,187.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 421 pacientë ndërsa numri i rasteve aktive është 7.983.

SHKARKO APP