42-vjeçari vret gruan me shufër metalike

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot, në komunën e Kamenicës një person dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:20 minuta, në fshatin Berivojcë, komuna e Kamenicës, ku i dyshuari N.M, rreth 42 vjeç, dyshohet se me mjet të përshtatshëm – shufër metalike ka vrarë bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.M, rreth moshës 34 vjeçare. Në këtë mënyrë dyshohet se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Vrasje e rëndë’’, nga neni 173 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari N.M, me vendim të prokurorit është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe brenda afatit ligjor ndaj tij do të kërkohet masa për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale.

SHKARKO APP