45 vite burg për Hashim Thaçin, reagon djali dhe bën thirrje për drejtësi

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, ka bërë thirrje publike për marshim për drejtësi, në kohën kur në Hagë ka nisur faza përmbyllëse e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Thirrja është bërë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku Thaçi ka shpërndarë një poster me mbishkrimin “Drejtësi, jo politikë”, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në marshimin e paralajmëruar më 17 shkurt, në ora 14:00, në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë.

Marshimi pritet të mbahet në Ditën e Pavarësisë së Kosovës dhe, sipas thirrjes së publikuar, synon të kërkojë drejtësi dhe të kundërshtojë politizimin e procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?