48 orë masë arresti për 9 deputetët e arrestuar të opozitës

Deputetëve të opozitës që u arrestuan sot për veprimet e tyre në Kuvendin e Kosovës, u është caktuar masa e arrestit prej 48 orëve.

Pal Lekaj, Besa Baftiu, Donika Kadaj-Bujupi, Shqipe Pantina, Fisnik Ismaili, Enver Hoti, Teuta Haxhiu, Mytaher Haskuka dhe Rexhep Selimi u arrestuan nga Policia e Kosovës pasi dyshohen për veprat “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve (Gaz lotsjellës) dhe “Pengim i personave zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare”, shkruan Kosovapress.

Ndërkohë, Policia po pret që të arrestojë edhe Albulena Haxhiun në QKUK, ku ajo po trajtohet pas lëndimit që pësoi gjatë përleshjeve me sigurimin e Kuvendit

SHKARKO APP