5 humbje jete nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
Kosova E Shtunë, 1 Maj 2021 16:16
5 persona kanë humbur jetën në Kosovë si pasojë e koronavirusit. Ministria e Shëndetësisë njofton se 187 persona rezultuan të infektuar me virusin Sars Cov-2 nga 2944 testime të realizuara në 24 orët e fundit.
Po ashtu bëhet me dije se 456 pacientë u shëruan ndërsa numri i rasteve aktive është 8.567.
Pas bilancit të sotëm, numri total i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar 105, 375, ndërkohë ai i viktimave është 2.178.