5 kandidatë në garë për kryeministër, sot heshtje zgjedhore

Kosova sot është heshtje zgjedhore dhe nesër në ditë zgjedhje. Partitë e ndara në 4 koalicione, kanë 5 kandidatë për kryeministra. Ramush Haradinajn, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin, Kadri Veselin dhe Fatmir Limajn.

Sfidat për fituesin pas votës të së dielës janë të shumta që nga dialogu me Serbinë, çështja e liberalizimit të vizave në BE, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe ulja e papunësisë, e cila mes të rinjve shkon në 60%. Të drejtën e votës e kanë 1 milion e 870 mijë qytetarë, mes të cilëve 118 mijë votojnë për herë të parë.

Mbarëvajtjen e procesit zgjedhor do ta vëzhgojnë 29 mijë vëzhgues nga ambasadat, organizma ndërkombëtare dhe OJQ vendore. Për mbrojtjen e votës janë angazhuar 100 prokurorë dhe manipulimi apo shitblerja e votës përbën vepër penale.

SHKARKO APP